Chelsea shpreson ta shesë gjatë verës sulmuesin shqiptar, Armando Broja, ka shkruar të martën “Telegraph”.
Broja 22-vjeçar është huazuar te Fulhami deri në fund të edicionit. Sulmuesi i Shqipërisë me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
Këtë edicion në 21 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola, njërin prej tyre në Premier League. Ai ka edhe dy asistime.
Broja është zhvilluar te Chelsea, por për shkak të konkurrencës së madhe nuk ka arritur të stabilizohet në ekipin e parë.