Chelsea ofron 25 milionë funte për Barkleyn, refuzohet nga Evertoni

Chelsea ka bërë ofertë për mesfushorin e Evertonit, Ross Barkley.

Daily Mail shkruan se Chelsea ka bërë kërkesë te Evertoni për mesfushorin dhe menjëherë ka ofruar 25 milionë funte për të.

Chelsea ka brenga për lëndimin e tij, e kjo mund ta ndalojë atë nga një transferim.

Telegraph raporton në anën tjetër se Evertoni menjëherë e ka refuzuar ofertën, por ende ka negociata.