Chelsea ndal përkohësisht rrugëtimin. Në transfertën e Burnley skuadra e Antonio Contes nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 pas një 90 minutëshi shumë të luftuar ku vendasit ia bënë të vështirë misionin fitore “Bluve” të Londrës.
Ishte Pedro Rodriguez që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 7 duke krijuar iluzionin se kjo sfidë do të vazhdonte në dishezë për Chelsean.
Me kalimin e minutave, Burnley mori më shumë inisiativën duke e rrezikuar disa herë portën e Courtouis. Në të 24-ën, Robert Brady mori përsipër ekzekutimin e goditjes së dënimit. Një finalizim perfekt nga e 27-vjeçarit irlandez që nuk i dha asnjë shpresë belgut të portës së Chelseat.
Ekipi i Contes nuk arriti të gjentë zona të lira në mbrojtjen e Burnley duke munguar në pasimin e fundit. Shumë pak finalizime drejt portës dhe pak dëshirë për të fituar, Chelsea u largua nga kjo transfertë me vetëm një pikë që gjithsesi nuk rrezikon aspak pozitat e kryesuesve që numërojnë 60 pikë, 10 më shumë se Tottenham që ra në fushën e Liverpoolit.