Ballina Sport Futboll Chelsea mposht Burnleyn

Chelsea mposht Burnleyn

Chelsea bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke mposhtur Burnleyn me rezultat 1:4.

Wilson Odobert gjeti golin në fillimin e tij të parë në Premier League, duke i dhënë fundin një lëvizjeje të mrekullueshme të ekipit për epërsinë e vendasve, shkruan Lajmi.net.

Por, skuadra e Mauricio Pochettino barazoi rezultatin pak para pjesës së parë kur krosimi i ulët i Raheem Sterling u kthye në rrjetën e tij nga gjuri i Ameen Al-Dakhil.

Sterling u përfshi sërish teksa Chelsea morri epërsinë në fillimin e pjesës së dytë, kur ai u rrëzua brenda zonës nga Vitinho, duke i dhënë mundësinë Cole Palmer të shënonte golin e tij të parë në Premier League nga penalltia.

Anësori anglez me ia siguroi tre Chelseas kur shënoi për 3:1, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Nicolas Jackson.

Armando Broja e filloi ndeshjen nga minuta e parë, por u zëvendësua pas pjesës së artë.

Exit mobile version