Chelsea ka arritur të mposhtë Brentfordin në Premier League.
“Blutë” e Londrës, kanë fituar ndeshjen e tyre të pestë radhazi në Premier League dhe dalëngadalë po i afrohet liderit, Liverpoolit në garën për titull.
Golat u shënuan nga Cucurella në minutën e 43-të dhe Jackson në minutën e 80-të për Chelsean, ndërsa për Brentfordin golin e vetëm e shënoi Mbeumo në minutën e 89-të.
Me këtë fitore Chelsea, mbetet në pozitën e dytë në tabelë me gjithsej 34 pikë, ndërsa Brentfordi gjendet në pozitën e 11-të me 23 pikë.