Chelsea largon 13 lojtarë

Edhe pse sezoni aktual nuk ka mbaruar, Chelsea tashmë ka bërë investime të mëdha për sezonin e ri.

Hakim Ziyech dhe Timo Werner tashmë janë zyrtarizuar te Chelsea, dhe nuk pritet të jenë transferimet e fundit.

Në mediet angleze raportohet se Kai Havartz i Bayer Leverkusen dhe Ben Chillwell i Leicester City, janë objektivat e radhës të trajnerit Frank Lamard.

Por, me të përfunduar sezoni, Chelsea do të punojë edhe në pjesën e largimeve, dhe hiq më pak se 13 lojtarë, do t’u kërkohet të nisin një aventurë të re.

Emerson Palmeri, Marco Alonso, Kurt Zouma, Andreas Christiansen, Michy Batshuay dhe Ross Barkley, do të largohet nga Chelsea.

Gjithashtu, rasti për të treguar veten nuk do t’u jepet as lojtarëve të huazuar si Rrahman Baba, Tiemoue Bakayoko, Victor Moses dhe Mario Pasalic.

Shitja e N’Golo Kantes do të konsiderohet nëse vjen një ofertë e mirë, ku përflitet për Real Madridin.

Nuk përjashtohet mundësia që Chelsea të heq dorë edhe nga Oliver Giroud, megjithëse francezi së fundi ka nënshkruar kontratë të re.