Antonio Conte, menaxheri i Chelseas, ia ka vërë syrin yllit të Interit, Antonio Candrevas, shkruan The Sun.
Sipas tabloidit britanik, kampioni i Premierligës është i gatshëm të ofroj 23 milionë funte (25 milionë euro) për reprezentuesin e Italisë.
Thuhet se Nerazzurrët nuk dëshirojnë ta shesin Candrevan, të cilin e kanë blerë verën e kaluar nga Lazio për 20 milionë euro.
Por, sipas The Sun, Candrevan është i gatshëm që të transferohet në ‘Stemford Bridge’ pas zhgënjimit që pati me Interin në sezonin e kaluar.