Chelsea i Enzo Marescas shënon fitoren e parë në miqësore

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitoren e parë në ndeshjet miqësore para-sezonale.

Blutë e Londrës me trajnerin e ri, Enzo Maresca kanë shijuar edhe fitoren e parë, duke mposhtur 3:0 Club America nga Meksika.

Një super paraqitje zhvilloi sulmuesi francez, Christopher Nkunku, i cili fitoi dy penallti – një e realizoi vet dhe tjetrën ia dha Noni Madueke-s.

Kurse gol në këtë përballje shënoi edhe ish-sulmuesi i Barcelonës, Guiu – pas një asisti të bukur nga Hall.

Te Chelsea luajti edhe Armando Broja, i cili pati një mundësi të artë të realizonte gol, por gaboi veç me portier.