Chelsea ka mposhtur Aston Villën me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 30-të të Premierligës.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Hause në minutën e 43-të të ndeshjes.
Blutë përmbysën gjithçka në pjesën e dytë dhe atë për vetëm dy minuta, shkruan Indeksonline.
Pulisic fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 60-të të ndeshjes.
Golin e fitores e shënoi Olivier Giroud vetëm dy minuta më vonë.
Me këtë fitore, Chelsea është në vendin e katërt me 51 pikë, tri pikë më pak se Leicesteri dhe pesë më shumë se Manchesteri.