Chelsea e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Premierligë.
Blutë e Londrës e fituan derbin lokal ndaj West Hamit, me rezultat 0-3.
Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi Nicolas Jackson, i cili realizoi dy gola dhe dhuroi një asist.
Senegalezit iu deshën vetëm katër minuta për ta zhbllokuar ndeshjen, derisa në minutën e 18-të shënoi golin e dytë personal.
Me të nisur pjesa e dytë, Jackson asisti te Cole Palmer, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-0, në minutën e 47-të.
Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 10 pikëve dhe aktualisht renditet në vendin e dytë.
Në anën tjetër, West Ham ka vetëm 4 pikë dhe ndodhet në vendin e 14-të në tabelë./