Chelsea e ndal Manchester Cityn në “Etihad”

Skuadra e Chelseas dhe Manchester Cityt kanë barazuar 1:1 në ndeshjen derbi të javës së 25-të në Premier League.

Blutë e Londrës qysh në pjesën e parë treguan se kanë ardhur për të siguruar pikë në “Etihad”. Ata ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Raheem Sterling.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat patën rastet e volitshme për të shënuar, por vetëm një gol u realizua.

Ishte mesfushori spanjoll, Rodri që shënoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Me këtë barazim, City mbetët në pozitën e 3-të me 53 pikë, kurse Chelsea në pozitën e 10-të me 35 pikë