Chelsea e fiton derbin, Lampardi e mposht Mourinhon

Chelsea e ka fituar derbin e Londrës, duke e mundur 2:1 Tottenhamin në ndeshjen e zhvilluar në ‘Stamford Bridge’ të shtunën në mesdite, e vlefshme për xhiron e 27-të.

Në pjesën e parë, tifozët panë vetëm një gol, me Oliver Giroud, që shënoi në minutën e 15’, për epërsinë 1:0 të Chelsea.

Chelsea edhe pjesën e dytë e nisi në mënyrën më të mirë, kur Marcos Alonso shënoi për 2:1.

Deri në fund të ndeshjes, Tottenham ngushtoi epërsinë, me Antonio Rudiger, që në minutën e 89’, shënoi për portën e tij, për 2:1, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshje, vuri përballë dy miqtë e vjetër, Jose Mourinho dhe Frank Lampard, me këtë të fundit që doli fitues.