Chelsea dhe Roma ndajnë pikë

Chelsea dhe Roma kanë ndarë pikët në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve pas barazimit 3-3.

Kampionët e Premierligës e e filluan mirë ndeshjen duke shënuar dy herë përmes David Luiz dhe Eden Hazard.

Roma u rikthye fuqishëm duke përmbysur rezultatin me golin e Kolarov dhe dy të Edin Dzekos.

Mirëpo në fund Hazard barazoi rezultatin për t’i siguruar një pikë Chelseas.