Skuadra e Chelseat nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Arsenalit në derbin e javës së 11-të në Premier League.
Rezultati i ndeshjes ishte 1:1, ku skuadra mysafire kaloi në epërsi të parët me anë të Gabriel Martinellit.
Golin për 1:1 pas 10 minutave e shënoi sulmuesi portugez, Pedro Neto.
Men nga një pikë dy skuadrat janë të kënaqura, por që mbetën mbrapa në luftë për titull kampion.
Blutë e Londrës dhe “Topçinjtë” shkojnë në kuotën e 19 pikëve në Premier League.