Chelsea ka shënuar fitore të thellë kundër Manchesterit me rezultat 4-0, në ndeshjen e javës së nëntë të Premierligës.
Me të filluar pjesa e parë skuadra londineze kaloi në epërsi. Pedro Rodriguez shfrytëzoi një gabim të portierit për të shënuar në portën e boshatisur që në minutën e parë.
Gary Cahill në minutën e 21-të dyfishoi rezultatin, për të përmbyllur pjesën e parë me 2-0.
Edhe pjesa e dytë ishte e nyejt si e para, ku Chelsea shënoi edhe dy gola tjerë.
Së pari Eden Hazard në minutën e 62-të qoi shifrat në 3-0, kurse tetë minuta më vonë N’Golo Kante shënoi golin e katërt për rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt me 19 pikë, ndërsa Manchesteri mbetët në pozitën e shtatë me 14 pikë.