Chelsea barazon ndaj Brentfordit

Skuadra e Chelseat nuk ka arritur më shumë se një barazim 0:0 në ndeshjen ndaj Brentfordit në javën e 31-të në Premier League.

Dy skuadrat patën raste të mira shënimi, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën.

Me këtë pikë, aspak nuk është e kënaqur skuadra e Enzo Marescas, pasi tani rrezikon pozitën e katërt në tabelë.

Blutë e Londrës kanë 53 pikë në pozitën e katërt, dy më shumë se vendet 5 dhe 6, Manchester City dhe Aston Villa.