Cheesecake me manaferra.
Për të përgatitur këtë cheesecake duhen:
• 300 gr biskota
• 150 gr gjalp i shkrirë
• 200 ml pana
• 30 gr sheqer vanilje
• 12 gr xhelatinë
• 500 gr kos i bardhë ( kos grek)
• 50 gr qumësht i freskët
• 500 gr manaferra
• 50 gr sheqer kaf
Përgatitja: • Biskotat i grijmë në mikser dhe i përziejmë me gjalpin e shkrirë ku i shtrojmë më pas në tepsi të cilës i kemi shtruar letër furre, duke i ngjeshur pak por jo shumë me anë të një luge. E vendosim në frigorifer për 30 minuta.
• Në një enë të thellë rrahim panën me rrahës elektrik, shtojmë edhe sheqerin vanilje dhe vazhdojmë derisa të bëhet një masë e qëndrueshme.
•Tek pana shtojmë kosin pjesë-pjesë.
• Ndërkohë përgatisim xhelatinën duke i vendosur fletët në ujë të ftohtë për 5 minuta, i shtrydhin me dorë dhe i vendosim në qumësht të nxehtë (por jo shumë të nxehtë) dhe duke i përzier me lugë vazhdimisht derisa të shkrihet xhelatina plotësisht, dhe këtë përzierje ia shtojmë masës duke e përzier me kujdes.
• Shtojmë edhe 200 gr manaferra tek masa duke e përzier përsëri me kujdes.
• Të gjithë masën e përgatitur e shtojmë tek tepsia me biskotat dhe e lëmë në frigorifer edhe për 2-3 orë të tjera.
• Në fund përgatisim edhe manaferrat së bashku me sheqerin kaf në një tenxhere në flakë të ulët