Përbërësit: 300 g biskota te thata, 150 g gjalpë i shkrirë, 250 g mascarpone, 300 g krem djathi, 250 ml panna, 150 g sheqer pluhur, 10 g fletë xhelatine, 250 g çokollate e zezë, 300 g çokollate e zeze e shkrirë dhe fruta te freskëta sipas dëshirës.
Përgatitja: Grijmë biskotat me grirësin elektrik dhe i bashkojmë me gjalpin e shkrirë. I përziejmë mirë bashkë. Hedhim masën e përgatitur në një tavë të rrumbullakët që hapet anash ku kemi vendosur më parë letër furre. Vendosim bazën në frigorifer. Shkrijmë fillimisht çokollatën dhe e lëmë të ftohet. Pastaj hedhim në një enë mascarpone-n, kremin e djathit dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim së bashku me rrahësen elektrike. Në një enë tjetër rrahim panna-n derisa të arrijmë një masë si shkumë. Vendosim për pak minuta xhelatinën në një gotë ujë të ftohtë, pastaj e shtrydhim mirë me dorë dhe e vendosim në një xhezve të vogël me një lugë ujë. E shkrijmë me zjarr të ngadaltë.
Në enën me kremin e mascarpone-s dhe kremit të djathit shtojmë çokollatën e shkrirë dhe xhelatinën. I përziejmë mirë bashkë dhe në fund shtojmë panna-n. I përziejmë ngadalë nga poshtë lart derisa të arrijmë një masë homogjene. Marrim bazën e biskotave nga frigoriferi dhe hedhim mbi të kremin e përgatitur. Vendosim ëmbëlsirën në frigorifer përreth 5/6 orë. Është mirë që kjo ëmbëlsirë cheesecake me çokollatë të gatuhet një ditë para se të shërbehet, kështu mpikset më mirë. Pasi kanë kaluar disa orë në frigorifer marrim ëmbëlsirën dhe i heqim tavës unazën anash dhe shtojmë sipër çokollatë të shkrirë paraprakisht dhe të ftohur. Ëmbëlsira cheesecake me çokollatë është gati për t’u shërbyer. Mund ta shoqëroni sipër me fruta të freskëta.
Kjo recetë u përgati nga Arti i gatimit