A ka zbritur në vitin 1960 Ernesto Che Guevara në Shqipëri? Përse vizita është kryer në fshehtësi të plotë?
“U binda që ishte Che Guevara”, tregon Zeqi Agolli, ish-zyrtar i lartë.
Me kë u takua revolucionari i famshëm sa kohë Enver Hoxha nuk e priti ?
“Ata nuk folën fare në makinë, ishin ulur mbrapa, unë te shoferi”, thotë Agolli.
Sa qëndroi Che Guevara në Shqipëri dhe përse mungon çdo dokument që konfirmon këtë vizitë?
“Nuk ka dalë fare nga shtëpia”, thotë ish-zyrtari u lartë.
Si zbritën shumë grupe revolucionarësh për t’u stërvitur ushtarakisht në Shqipëri gjatë komunizmit ? Cilët ishin figurat më të njohura mes tyre?
Sonte në mbrëmje në 20:10 në “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema, vizita e fshehtë e Che Guevarës në Tiranë.