ChatGPT tashmë kërkon informacion në kohë reale në internet

Funksionaliteti i ri quhet Browse with Bing dhe punon drejtpërdrejtë me Bing Chat ndërsa njofton përdoruesit se është duke kërkuar informacion nga uebi dhe citon burimin e informacionit në përgjigjet që jep.

Ironikisht, kur ChatGPT debutoi në Nënor të vitit të kaluar dhe zuri në befasi tërë internetin brenda pak ditësh, vetë AI nuk ishte e informuar.

Në të vërtetë të gjitha njohuritë që kishte ndalonin në Shtator të 2021 sepse ishin të dhënat e fundit me të cilat është trajnuar modeli.

Po ditën e Mërkure, OpenAI njoftoi se ChatGPT tashmë do të mund tu përgjigjet pyetjeve që kërkojnë informacione më të fundit sepse asistenti gjenerues AI tashmë kërkon informacion në kohë reale.

Funksionaliteti i ri quhet Browse with Bing dhe punon drejtpërdrejtë me Bing Chat ndërsa njofton përdoruesit se është duke kërkuar informacion nga uebi dhe citon burimin e informacionit në përgjigjet që jep.

Opsioni ri është i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë në planet Plus dhe Enterprise nga dita e sotme ndërsa së shpejti do të ofrohet për të gjithë përdoruesit. Për aktivizimin e saj duhet të zgjidhni opsionin Browse with Bing nën përzgjedhësin e GPT-4.