Skuadra braziliane Chapecoense ka pranuar ofertën e Barcelonës për të marrë pjesë në trokuan ‘Joan Gamper’, që luhet në muajin gusht.
Me Chepecoensen që pati një tragjedi ajrore janë duke u solidarizuar të gjithë klubet e botës, e njëra ndër to është edhe Barcelona.
Katalanët u kanë bërë ofertë skuadrës braziliane që të marrin pjesë në turneun ‘Joan Gamper’ në vitin 2017, dhe kjo ofertë është pranuar.
“Është një gëzim i madh për ne dhe ne falënderojmë Barcelonën për ftesën. Do të jetë një privilegj dhe kënaqësi e madhe që të luajmë në Evropë”, ka deklaruar Ivan Pozzo, presidenti i Chapecoenses.