Futbollistët e ekipit brazilian Chapecoensea kanë shënuar një hap para drejt fitores në Superkupën e Amerikës Latine. Megjithëse në nëntor të vitit të kaluar klubi përjetoi një tragjedi të madhe pas rrëzimit të avionit ku vdiqën shumë lojtarë të tij, siç duket klubi ka arritur të rikuperohet.
Në sfidën e parë të Superkupës, ekipi nga Chapeca shënoi fitore ndaj Atletico Nacionalit kolumbian me rezultatin 2:1.