Ballina Sport Futboll Championsi vazhdon me dy super ndeshje

Championsi vazhdon me dy super ndeshje

Pas një pushimi prej dy javësh, rikthehet formati i ri i Ligës së Kampionëve, me super ndeshje që janë sonte në program.

Përgjatë tri ditëve të kësaj jave, do të luhen ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së ligës të garës më prestigjioze të futbollit evropian në nivel klubesh.

Prej nëntë ndeshjeve që do të luhen të martën, dy prej tyre do të startojnë në orën 18:45.

Shtatë duelet tjera, të cilat janë dukshëm më interesante do të luhen në mbrëmje apo prej orës 21:00.

Arsenal – Paris Saint-Germain është një prej derbive të kësaj mbrëmjeje, i cili luhet në Londër dhe ky të dyja skuadrat synojnë fitoren.

Në xhiron e parë, Arsenali nuk nisi me fitore dhe sigurisht që synon t’ia shkaktoj PSG-së, humbjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Arsenali ka barazuar pa gola në udhëtim tek Atalanta, ndërsa PSG-ja triumfoi 1:0 në shtëpi ndaj skuadrës së Gironas.

Duel tjetër interesant është edhe ai ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe Milanit, i cili luhet në Gjermani.

Leverkuseni e nisi fuqishëm sezonin e ri të Championsit pasi në xhiron e parë triumfoi 4:0 ndaj Feyenoordit, ndërsa Milani pësoi në shtëpi nga skuadra e Liverpoolit.

Edhe ndaj Milanit, mesfushës së kampionit të Gjermanisë pritet t’i prijë Granit Xhaka që do të jetë titullar i padiskutueshëm në përbërjen e trajnerit Xabi Alonso.

Duelet tjera, që po ashtu nisin në orën 21:00, janë: Barcelona – Young Boys, Borussia Dortmund – Celtic, Inter – Cërvena Zvezda, PSV Eindhoven – Sporting dhe Sllovan Bratislava – Manchester City.

Ndërkohë, dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje, janë Salzburg – Brest dhe Stuttgart – Sparta e Pragës, të cilat kanë startuar prej orës 18:45.

Exit mobile version