“Champions” me disa përballje interesante, kryendeshja në Manchester

Manchester City – Inter është ndeshja më interesante e së mërkurës në Ligën e Kampionëve. Kampioni i Anglisë dhe ai i Italisë përballën në stadiumin “Etihad” në Manchester, në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës në Champions.

Xhiroja e parë zhvillohet përgjatë tri ditëve. Të martën janë zhvilluar ndeshjet e para, disa prej të cilave shumë interesante. Xhiroja e parë vazhdon të mërkurën kur janë gjashtë ndeshje të tjera.

Me shumë interesim pritet ndeshja City – Inter. Të dy skuadrat kanë pretendime të mëdha në këtë edicion të Championsit, ndërsa ndeshja do të jetë test i rëndësishëm për forcën e vërtetë të skuadrave.

Skuadra e Pep Guardiolas i ka fituar katër ndeshjet e para në Premier League dhe është në formë të mirë. Fitoi ndaj Chelseat, Ipsëichit, Ëest Hamit dhe fundjavën e kaluar ndaj Brentfordit.

City synon të fillojë mbarë edhe në Ligën e Kampionëve. Por te kampioni anglez kanë respekt të madh për Interin.

“Një ekip historik me mentailitet të jashtëzakonshëm”, ka thënë Guardiola për Interin.

“Ky ekip është i ndërtuar për të fituar secilën ndeshje dhe të provojë të fitojë secilën garë. Vitin e kaluar fitoi shumë dhe kjo në mendjen e lojtarëve do të thotë se mund t’ia dalin. Në këtë aspekt jemi të ngjashëm. Interi bën presion të lartë dhe luan një kundër një. Mbrohet me mentalitetin tipik italian. Po ashtu është ekip i mirë nga ndërprerjet”, ka shtuar trajneri i Cityt.

Te skuadra angleze superformë po kalon Erling Haaland. Ai ka nëntë gola në katër ndeshje këtë edicion. Gjithsej i ka 99 gola në 103 ndeshje për Manchester Cityn.

“Nëse do të më thoni se ai do të shënojë 99 gola në 100 ndeshjet e ardhshme, për mua do të jetë në rregull”, ka thënë Guardiola duke qeshur.

Interi në fundjavë luajti vetëm 1:1 me Monzan. Edicionin në Serie A e nisi me barazimin 2:2 ndaj Genoas e më pas fitoi 2:0 ndaj Lecces dhe 4:0 ndaj Atalantas.

“Përballë kemi një ekip shumë të organizuar”, ka thënë trajneri i Interit, Simone Inzaghi, të martën në konferencë për shtyp.

“City nuk ka humbur në shtëpi për shumë vjet. E dimë se çka duhet të bëjmë. Jemi përgatitur për ndeshje vetëm një ditë, por e dimë se çka duhet të bëjmë. E dimë që na duhet paraqitje e jashtëzakonshme. Djemtë janë të vetëdijshëm për këtë”, ka shtuar trajneri i kampionit italian.

City e Interi janë takuar në finalen e Championsit të vitit 2023. City kishte fituar 1:0 në Stamboll. Prej atëherë skuadrat nuk kanë luajtur ndeshje garuese mes vete.

Prej orës 18:45 të mërkurën janë ndeshjet Sparta Praga – Red Bull Salzburg dhe Bologna – Shakhtar Donetsk.

Pjesë e Sparta Pragës janë Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci.

Tri ndeshjet tjera që zhvillohen prej orës 21:00, pos asaj City – Inter, janë: Club Brugge – Borussia Dortmund, Celtic – Slovan Bratislava, PSG – Girona.

Gjashtë ndeshje të tjera të xhiros së parë janë të enjten.

Liga e Kampionëve

Faza e ligës – I

E mërkurë

Sparta Praga – RB Salzburg (18:45)

Bologna – Shakhtar Donetsk (18:45)

Celtic – Slovan Bratislava (21:00)

Club Brugge – Borussia Dortmund (21:00)

Manchester City – Inter (21:00)