Challandes shprehet i shqetësuar: Ende nuk e dimë se kur do të luajmë

Bernard Challandes është i shqetësuar për fatin e ndeshjeve të Përfaqësueseve.

Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se nuk dihet se kur do të rikthehen ndeshjet ndërkombëtare.

“Isha i lumtur që të shikoj ndeshjet e Bundesligës sërish – pa futboll, diçka po i mungon fundjavave”, ka thënë Challandes për “SRF”.

“Problemi është se nuk e dimë se kur të do të luajmë sërish me ekipet përfaqësuese. Liga e Kombeve zakonisht fillon në shtator, por kjo nuk është e sigurt ende”, u shpreh ai.

“Ne nuk do të kemi shumë kohë për t’u përgatitur në fushë me ekipet përfaqësuese”, shtoi zvicerani.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës pritet të rikthehet në aksion për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator, derisa në tetor mund të luajë kundër Maqedonisë së Veriut në play-offin e ‘Euro 2020’.