Challandes para ndeshjeve miqësore komenton formacionin, reagimet e lojtarëve, largimin e Nuhiut dhe Rashkaj

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka mbajtur një konferencë për shtyp me fillim nga ora 12:00 së bashku me zyrtarin e lartë, Bajram Shala.

Challandes më së shumti ka biseduar rreth ndeshjeve që do t’i zhvillojë Kosova në qershor, transmeton lajmi.net.

Qëllimi fitorja, qëllimi i dytë dhënia e rasteve të disa lojtarëve të rinj, për shkak të konkurrencës. Do tu japim kohë lojtarëve se çfarë mund të sjellin.

I pyetur nga gazetarët se me çfarë formacioni do të luajë në këto miqësore, Challandes ka thënë këto fjalë.

Sa i përket formacionin, do të bisedojë edhe me trajnerin fizikë, pasi kemi rrethana të ndryshme, shumë lojtarë kanë përfunduar tani ndeshjet, disa në pushime dhe kësisoj do të gjejmë një balancë. Secili lojtar do të ketë rast për të dëshmuar vetën e tij.

“Astrit Selmani do të luajë me skuadrën e tij në finalen e Kupës së Suedisë, prandaj ka kërkuar që të jetë i pranishëm në ndeshjen e dytë. Në anën tjetër, Shala që do të luajë ndeshjen e javës kampionale në Norvegji. Është në ritëm të ndeshjeve. Bashkim Ajdini do të luajë në play-off me skuadrën e Bundesligës në ligën e dytë”.

“Ne llogarisim më shumë në këta lojtarë në ndeshjen e dytë”, ka thënë selektori i Kosovës.

Challandes është pyetur mbi komentet e fundit që ka thënë Bernard Berisha, ku ka pasur këto fjalë: “Nuk i lexoj rrjetet sociale, unë jam trajenr dhe i bëj zgjidhjet e mija. Nuk merrem me asnjë reagim të lojtarëve. Qëllimi im ka qenë që të zgjedhim 2 lojtarë për çdo pozicion”.

“Arsyeja kryesore pse unë nuk kam ftuar Bernard Berishën nuk është personale, thjesht kam ftuar 4 lojtarë potencial, të cilët mund të përdoren më shumë në ndeshjet e shtatorit”.

Unë nuk lexoj rrjetet sociale, por nuk mund të luajë shurdh-memecin, nëse flasim për profesionalizëm

Benzema ka pasur një problem dhe tani ai është rikthyer, është diçka që ndodhë, është mënyra se si funksionojnë ekipet sportive. Nganjëherë ndonjë lojtar mund të mos jetë i lumtur, prandaj edhe duhet të largohet. Brenda një ekipi mund të ketë probleme, ndonjëherë unë jam i pakënaqur me lotjarët dhe ndonjëherë ata nuk janë të kënaqur me mua”.

“Cilido lojtarë e ka ditur që jam i hapur për të biseduar, mirëpo nuk mundem që në mënyrë individuale të luajë me ta. Në qoftë se dikush e pranon ftesën nga Kosova, ata duhet të jenë të gatshëm të luajnë kudo. Vendimet i marrë në bazë të momentit, në bazë të lojës. E kam dëgjuar këtu shpesh herë që unë këtu jam selektori dhe unë po vazhdojë ta bëjë këtë gjë. Sergio Ramos ka pranuar çdo rol te Spanja dhe nëse një lojtar i tillë është i gatshëm të pranojë çdo vendim të cilin Federata Spanjolle e ofron, atëherë të gjithë duhet të pranojnë”.

“Nëse një lojtar dëshiron të komunikojë me mua, jam i gatshëm gjithmonë. Sigurisht që në kohë pandemie është e vështirë, ata nuk duhet të shprehen pak para lojës dhe në përfundimin e ndeshjes. Nuk mund të shkojë lojtar për lojtar, të flas me secilin lojtar dhe të jap çdo arsye pse dikush nuk ftohet”.

“Është normale që ndonjëherë të ketë probleme, për shembull te Gjermania siç është rasti i Thomas Muller, i cili është ftuar edhe pas polemikave që ka pasur. Rruga në të cilën ecë një kombëtare është shumë e vështirë, por duhet të ketë reflektime edhe nga lojtarët në mënyrë më të qetë dhe më profesionale”.

“Rashkaj dhe Nuhiu? Po mund t’i falënderojë ata. Kanë luajtur për ne me zemër, është një mënyrë normale që ata të largohen nga kombëtarja. Nuk kam diçka të veçantë për të thënë. Ne kemi biseduar bashkë, përpara se të marrin vendimi. Ata kanë biseduar edhe me Federatën e Futbollit të Kosovës”.

A do të pensionohet Ujkani nga kombëtarja? Unë nuk e vendosi këtë gjë (thotë ai duke qeshur), unë jam trajneri dhe vendosi se kush luan, pra, lojtarët më të mirë janë më ne”.

Kosova do të luajë ndeshjen e parë miqësore ndaj San Marinos më 1 qershor dhe më pas ndaj Maltës më 4 qershor