Challandes: Jemi pranë ëndrrës sonë:

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është paraqitur në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Maqedoninë.

“Tash jemi pranë një momenti kur edhe ëndrrën mund ta prekim, por siç e thatë edhe ju kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekte, por Kosova si ekip futbolli ka treguar se di t’i përballoje këto situata, duke i kthyer në favor të vetin”.

“Si trajner, je profesionist dhe nëse sheh vështirësi, atëherë duhet të ndërrosh punën me përgjegjësi, unë e kam të qartë me çka përballem, e shoh se kemi mundësi, shoh se mund të arrijmë diçka si ekip, koha ka ardhur, nuk mund të presim më shumë për të realizuar atë që duam”.

Më mirë pa disa lojtarë, por me Maqedoninë pa tifozë në tribuna: Me gjithë lojtarët e mi ose pa ata, kjo nuk është një pyetje e mirë. Dua të luaj me tifozë, për mua tifozët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit. Por duhet ta pranojmë këtë situatë, dhe është e qartë se unë i dua të gjithë futbollistët e mi, por kjo është situata, duhet ta pranojmë.