Një farmacist më pyeti për vendimin e atij, i cili e arrin imamin në ruku dhe nuk e lexon Fatihanë, a i quhet rekati apo duhet ta falë përsëri atë rekat?
– I thashë: Shumica e dijetarëve kanë thënë, se i quhet rekati sikur e ka kryer, por ka edhe mendim tjetër, që thotë, se i duhet ta përsërisë edhe një herë atë rekat; kështu që, zgjidh për vete, çfarë të të dojë qejfi!
Tha: E di këtë, por dua të debatoj me ata, të cilët janë të mendimit, se nuk duhet të përsëritet rekati!
– I thashë: Çfarë të intereson ty kjo gjë? Dhe, përse e ngarkon veten me çfarë nuk di ta bësh dhe lë pa bërë, atë që ti di ta bësh?
Tha: Çfarë do të thotë kjo që thua?
– I thashë: Ti je farmacist dhe tërë barërat (ilaçet) në dyqanin tënd janë prodhim i huaj, e nëse ti dhe kolegët tuaj e lënë këtë fushë, fushën e prodhimit të barërave (ilaçeve), dhe merreni me kotësira, a mendon se kjo gjë ta rrit gradën tek Allahu dhe te njerëzit?
Ti, për fat të keq, po kontribuon në rënien e ymetit dhe po e bën atë të paaftë (të pameritueshëm) për jetën.
Tha: Unë po kërkoj për vendimin e sheriatit dhe nuk po merrem me kotësira.
– I thashë: Vendim i sheriatit, siç e kanë përcaktuar njerëzit e dijes, është mes dy gjërave, merr cilën të duash prej tyre, dhe nuk lejohet ta shndërrosh temën në çamçakëz që ta përtypin njerëzit bosh (të papunë). Tërë ajo, që të largon nga fusha e barërave (farmaceutikës), ajo në të vërtetë është kotësi, e metë apo gjynah, për të cilin do të merresh në përgjegjësi.
Për sa i përket formimit të një grupi (lidhjeje) me temë “xhemati, që e kryen (e falë përsëri) rekatin, nëse nuk e lexon Fatihan”, atëherë ky është absurditet.
Çfarë vlere ka ky mendim apo mendimi tjetër, në mënyrë që tua turbullosh mendjen njerëzve?
——-
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri: “Dustur el-vahdetu eth-thekafijetu.” 📖