Një mësues gjatë shtjellimit të mësimit e kishte parashtruar një pyetje për nxënësit e tij. Ai u kishte thënë se nëse në një pemë janë katër zogj dhe tre prej tyre vendosin që të fluturojnë, atëherë sa zogj do të mbesin?
Të gjithë nxënësit, një zëri u përgjigjen se në degën e pemës kishte mbetur vetëm një zog.
Këtë përgjigje e dhanë të gjithë përveç njërit, ai ngriti dorën lartë dhe me vendosmëri të plotë tha: Aty kanë mbetur katër zogj…!
Të gjithë u shtangën…
Si kishte mundësi për një përgjigje të tillë andaj, edhe plasen të qeshurat…
Mësuesi, sa për të zbutur pak situatën, fillojë që të pyes nxënësin për sqarime rreth përgjigjes së tij.
Nxënësi i tha: Mësues, ju thatë që ata kanë vendosur që të fluturojnë dhe nuk thatë që kanë fluturuar. Andaj, marrja e një vendimi nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe ekzekutimin e tij.
Kjo përgjigje ishte mëse e saktë dhe e drejt. Kjo bëri që të habitën të gjithë ngase kështu ndodh edhe në jetën tonë të përditshme.
Ne marrim shumë vendime por shumë pak prej tyre, apo fare pak, realizojmë.
Ky tregim përmbledh jeten e shumë njerëzve. Shumë njerëz janë përfekt në takime me të tjerët, në fjalorin e tyre, në këshillat dhe mësimet që ua japin të tjerëve. Por, në jetën e tyre të përditshme, ata nuk janë të tillë.
Të shumtë janë ata që flasin, e të pakët janë ata që veprojnë. Pra, të shumtë janë ata që vendosin e të pakët janë ata që realizojnë vendimet e marra…
Nga arabishtja: Artan Musliu