Vaji i ullirit është i pranishëm në shumë familje, por të pakta janë ato familje të cilat kanë njohuri të përgjithshme rreth vajit të ullirit. Shkurtimisht do të rendisim me lejen e Zotit disa nga dobitë dhe rëndësitë e këtij produkti ushqimor.
Druri i ullirit është bekuar dhe permendur në Kur’an ndersa dega e tij siblolizon paqen. Vaji i ullirit nxirret nga frutat e pjekur të drurit të ullirit të familjes Oleacea.
Ebu Hurejre [ radijall-llahu anhu] ka shënuar se i Dërguari i All-llahut, Muhammedi Alejhi Selam ka thënë: “ Përdoreni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem, sepse ai nxiret nga druri i bekuar.”
Vaji i ullirit është i nxehtë dhe përmban lagështinë e shkallës së parë. Cilësia e vajit të ullirit varet nga cilësia e ullinjve kur shtypen. Vaji më i mirë është ai i cili nxirret nga ullinjtë e pjekur plotesisht. Ndërsa vaji i cili nxiret nga ullinjtë e zinj siguron temperaturë dhe lagështi mesatare.
Dobite e vajit të ullirit!
Vaji i ullirit përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.
Pirja e vajit të ullirit përdoret në shërimin e hemimit me ushqime, i vë në lëvizje zorrët dhe i nxjerr jashtë glistrat e zorrëve. Sa më i vjetër të jetë vaji, ka temperaturë në shkallë më të lartë dhe efekt më të madh në zberthimin e substancave.Vaji i ullirit mund të nxirrët dhe me anë të procesit të ndarjes së ujit dhe në atë rast natyra e tij është më pak e nxehtë më e butë dhe më efikase. Të gjitha llojet e e vajrave e zbusin lëkurën dhe e ngadalësojnë procesin e zbardhjes së flokëve( thinjat). Uji i kripur i ullinjve të mbetur përdoret në rastë të djegies së lëkurës e pengon krijimin e flluskave, fshikave në lëkurë, forcon mishin e dhëmbëve dhe është i mirë për pezmatimet herpetike dhe për disa gjëndjë alergjike të lëkurës.
Përdorimi i gjetheve të ullirit!
Gjethet e tij përdoren në sëmundje infektive duke përfshirë pezmatimet lokale të lëkurës që shoqërohen me skuqjë lëkure, ekzemën dhe të thatët që shkaktohen nga kafshimi i brejtësve të ndryshëm. Përtypja e gjetheve përdoret edhe në shërimin e pezmatimeve kërpudhore në gojë ose në buze dhe përdoret edhe në shërimin e të thatëve të thelluar të krujatjes së përgjithshme dhe pezmatimit të lëkurës. Si dhe në konrollimin e djersës së tepërt. Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave. Nje material të hollësishëm reth vajit të ullirit me lejen e Zotit do e trajtojmë në materialet në vazhdim!