Ballina Artikuj “Çfarë tha Pejgamberi a.s. për popullin e Gazës?”

“Çfarë tha Pejgamberi a.s. për popullin e Gazës?”

Eduart Thartori

Hadithi i parë:

Nga Abdullah ibn Hawala (radijAllahu anhu), Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

“Askelani (GAZA) është njëra nga dy nuset. Prej saj do të ringjallen Ditën e Kiametit shtatëdhjetë mijë vetë pa llogari, dhe do të ringjallen prej saj pesëdhjetë mijë dëshmorë, si delegacione që shkojnë te Zoti. Dhe atje janë radhët e dëshmorëve, kokat e tyre të prera në duart e tyre, damaret e qafës së tyre rrjedhin gjak, dhe thonë: ‘Zoti ynë, na jep atë që na premtove përmes të dërguarve të Tu. Me të vërtetë Ti nuk e shkel premtimin.’ Dhe Ai thotë: ‘E kanë thënë të vërtetën robërit e Mi. Lajini në lumin e bardhë,’ dhe ata dalin prej tij të pastër e të bardhë, dhe shëtisin në xhenet ku të duan.”

(E transmeton Taberani dhe Darakutni. Disa dijetarë kanë përmendur se hadithi ka dobësi, por ai mbështetet nga dëshmi të tjera dhe përputhet me kuptimin e virtytit të dëshmorëve dhe rojtësve të kufijve.)

Hadithi i dytë:

E transmeton Darakutni në librin e tij “El-Muhraxh ‘ala es-Sahihajn” nga Ibn Omeri (radijAllahu anhuma), se Profeti (paqja qoftë mbi të) po lutej per nje masaker te madhe qe do te ndodhe.. Dikush e pyeti:

“Ku do te behet kjo masaker?”

Tha: “Ajo masaker do te behet në tokën e armikut, e quajtur Askelan. (Atehere Askalan ishte ne token e Bizantit) Do ta çlirojnë disa njerëz nga ummeti im. Allahu do të ngjallë prej saj shtatëdhjetë mijë dëshmorë. Secili prej tyre do të ndërmjetësojë për një numër sa fisi Rabia dhe Mudar. Cdo kush ka nusen e vet.. Nusja e Xhenetit eshte (GAZA) Askalani..

KOMENT:

Ky hadith gjithashtu bart një virtyt të madh për ata që bien dëshmorë në ato troje, duke treguar një nderim të jashtëzakonshëm për banorët e saj Ditën e Gjykimit. Profeti (paqja qoftë mbi të) e quajti Askalanin (Gazan) “Nusja e xhenetit”.

Hadithi i trete:

Dikush erdhi tek Pejgamberi a.s dhe i tha: Une dua te bej Xhihad.

Pejgamberi a.s i tha: Atehere behu me SHAMIN dhe Popullin e tij. Pastaj nga Shami zgjidhe te shkosh ne ASKALAN (Gaza). Sepse ne kohen kur do te kete Fitne te medha ne Umetin tim, Populli i Askalanit (GAza) do te jene larg ketyre Fitneve (Ideologjike dhe Politike dhe gjithashtu prishjes dhe degjenerimit Social qe po ndodh ne Boten Islame)

KOMENT:

Ne te gjithe e dijme se Perkushtimi ISLAM ne masen 99% eshte aktualisht vetem ne GAZA..

Nuk kemi pare asnjehere, edhe pse lufte, nje vajze pa shami, ne Gaza. NUk kemi pare kurre dikend qe te dale publikisht me veprime mosbesimi. Nuk kemi pare kurre, edhe pse i akuzojne padrejtesisht, qe ne Gaza te kete Tarikate Shiite dhe as ato Vehabite, devijime doktrinore keto qe po vuan sot i gjithe Umeti Musliman.

Ne Gaza nuk ka patur kurre dhe nuk do te kete Teqe ku adhurohen varret, dhe as teqe Shiite Hysejnite.. Sepse popullata muslimane atje eshte 100% sunite.


Hoxhë Eduart Thartori

Exit mobile version