Ballina Arritje Shkencë Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë vullkanet do të shpërthenin njëkohësisht?

Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë vullkanet do të shpërthenin njëkohësisht?

Ka 1,500 vullkane aktive: mundësia që të zgjohen të gjithë së bashku është e largët. “Nëse kjo do të ndodhte, zinxhiri i reaksioneve do të ishte i ngjashëm me atë të një dimri bërthamor”, thotë Sethi Parv, gjeolog në Radford University në Virxhinia.

Hiri dhe gazrat e lëshuar në atmosferë, në fakt, do të formoin një shtresë të dendur, e destinuar të zgjasë edhe 10 vjet, e cila do të bllokonte rrezet e diellit dhe fotosintezën. Në errësirë dhe acar, nuk do të kishte as të korra, as ushqime.bota.al

Gazrat vullkanike që gjenerojnë shiun acid do të ndosnin ujëmbledhësit, tokën dhe oqeanet.

Dioksidi i karbonit do të helmonte atmosferën. Do të mbijetonin vetëm organizmat ekstremofile, të afta për t’i bërë ballë mjediseve shumë acide./Mesazhi/

Exit mobile version