Ka 1,500 vullkane aktive: mundësia që të zgjohen të gjithë së bashku është e largët. “Nëse kjo do të ndodhte, zinxhiri i reaksioneve do të ishte i ngjashëm me atë të një dimri bërthamor”, thotë Sethi Parv, gjeolog në Radford University në Virxhinia.
Hiri dhe gazrat e lëshuar në atmosferë, në fakt, do të formoin një shtresë të dendur, e destinuar të zgjasë edhe 10 vjet, e cila do të bllokonte rrezet e diellit dhe fotosintezën. Në errësirë dhe acar, nuk do të kishte as të korra, as ushqime.bota.al
Gazrat vullkanike që gjenerojnë shiun acid do të ndosnin ujëmbledhësit, tokën dhe oqeanet.
Dioksidi i karbonit do të helmonte atmosferën. Do të mbijetonin vetëm organizmat ekstremofile, të afta për t’i bërë ballë mjediseve shumë acide./Mesazhi/