Çfarë të lini dhe çfarë të largoni nga sirtarët e kuzhinës

9 mënyra se si ta detoksifikoni kuzhinën tuaj, të hani mirë dhe shëndetshëm

“Le t’ia rikujtojmë vetës se çka është ngrënia e ‘pastër’,” tha Daniella Isaacs, editorja e “Cleand and Lean”.

Largoni:

Kafeinën

“Mos na keqkuptoni, ne e duam kafenë por ajo kafe që është organike dhe pa toksinat dhe sheqerin e panevojshëm.”

Sheqeri i përpunuar

“Në nuk mendojmë se ndonjë lloj i sheqerit është i mirë për juve, por ne e kuptojnë se të gjitha kemi nevojë për atë kohë pas kohe. Ne përdorim ëmbëltuesit më të pastër, prej frutave, majtës së papërnuara, shurupit të panjës apo sheqerit të palmës së kokosit. Nëse ju duket se jeni shumë të varur na sheqeri, ju duhet ta reduktoni çdo lloj sheqer për dy javë që të reduktoni stresin që ia shkakton trupit tuaj dhe duhet ta dini që helmueshmëria e tij kalon në varësi,”

Ushqimet e përpunuara

“Ushqimi i përpunuar është ai që është ndryshuar nga gjendja natyrale për ta bërë më të lirë, kështuqë nuk ka asnjë të mirë për ju.”

Konsumoni:

Vezët

“Përplot proteina, vezët ju ndihmojnë që të ndjeheni më gjatë të ngopur. Shumë studime tregojnë se njerëzit më të dobët ushqehen me vezë për mëngjës dhe nuk kanë ‘kriza sheqeri’. Gjithashtu në vezë gjenden shumë vlera ushqyese duke e përfshirë edhe vitaminën B12.”

Perimet

“Brokoli, lakrat e vogla, spinaqi…gjithcka e gjelbër dhe e freskët është briliante për ju. Të mbushura me vlera ushqyese, perimet janë super-ushqimi.”

Peshku i egër

“Acidet yndyrore të omega-3 në peshqi si salmoni apo tuna janë shumë të mirë për djegjen e dhjamit dhe e shpejtojnë metabolizmin.”

Erëza të freskëta

“T’i shtoni erëzat e freskëta në ushqim është mënyra më e mirë për të bërë ushqime të shëndetshme dhe të shijshme. Shtoni koriandër në salmoni e pjekur, apo basil – luani me erëza të freskëta dhe bëni dicka shumë të shijshme në mënyrë shumë të lehtë.”

Mish organik

“Të hani mish organik të kualitetit të lartë është mënyrë e lehtë për mbushjen me proteina. Proteina është tulla që krijon muskujt dhe shkrin dhjamin. Nëse nuk e doni mishin, apo jeni vegjetarian, atëherë keni mënyra tjera për ta marrë dozën e nevojshme të proteinave.” / Gazeta Shneta