Të kesh dhe të ruash një matesë romantike nuk është aq e lehtë. Të dy bashkëshortët duhet të kalojnë shumë sprova dhe të përballen me vështirësi dhe sfida. Një nga shkaktarët e problemeve të marrëdhënies në çift është dhe çështja e karrierës.
Ekziston një lloj bindjeje në shoqëri që burri është shtylla e vetme e familjes apo e martesës. Por çfarë ndodh nëse një grua punon dhe burri qëndron në shtëpi. Ose kur gruaja ka një pozicion të lartë në karrierë se sa burri?
Këto janë situata që ndodhin por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me prishjen e harmonisë në çift. Faktori që e rëndon më shumë situatën, është burri që vihet kundra gruas dhe që përpiqet me të gjitha forcat për të rifituar pozicionin e tij “meritor” në familje.
Mund të duket që e vetmja mënyrë për t`i dhënë zgjidhje është që gruaja ta lerë karrierën dhe të lejojë burrin të rifitojë përgjegjësitë e tij.
Por mos nxitoni për ta bërë këtë sepse ka forma të tjera për të rregulluar marrëdhënien. E para dhe më kryesorja është që të mos e lejoni partnerin tuaj të ndihet një njeri i padobishëm.
Lejojeni atë të ndihet se është i rëndësishëm për ju dhe se ju nuk mund të bëni ato gjëra që bëni pa praninë e tij. E gjitha kjo është për t`i ngritur egon dhe moralin në çdo kohë, gjithashtu komunikimi është çelësi në këtë situatë.
Një tjetër mënyrë është të gjeni kohë për partnerin. Nëse ju mund t`i kushtoni katër orë atij atëherë respektojini atë ose dhe mund të rrini më shumë me të brenda mundësive, por mos i jepni përshtypjen se për ju më e rëndësishme është puna se sa ai. Kujdes!
Persona të tillë janë të ndjeshëm ndaj këtyre situatave. E fundit por jo për nga rëndësia, mos fajësoni bashkëshortin për problemet që ndodhin në martesë. Ju nevojitet që të tregoheni më të matur në këto situata, ta kuptoni dhe të jeni mbështetje për të në krizat që ai kalon në jetë.
Si një person i orientuar drejt karrierës ju mund t`i kushtoni më shumë kohë punës sesa familjes. Situata mund të rëndohet aq shumë sa të mos i kushtoni kohë lidhjes dhe partnerit. Në situata të tilla nuk ka dyshim që një ditë partneri juaj do jua përplasë në fytyrë se marrëdhënia nuk funksionon. Kjo ndodh me ata që orientohen drejt karrierës, duke neglizhuar familjen pa ditur asnjë gjë rreth martesës.
Problemet me martesën lindin kur i kushtoni më shumë kohë karrierës se sa vetë martesës. Ju duhet të mësoni se si të vlerësoni dhe t`i jepni prioritet situatave në të cilat jeni.
Nëse ju mendoni se është më e nevojshme t`i kushtoni vëmendje bashkëshortit tuaj atëherë bëni diçka në lidhje me të. Është e gjitha çështje balancimi dhe prioriteti.