Interneti është një rrjet rrjetesh dhe që lidhen së bashku përmes BGP.
Facebook kërkoi falje pasi ndërprerjes madhore prej disa orësh të shërbimit ditën e Hënë. WhatsApp dhe Instagram, të cilat janë në pronësi të Facebook, gjithashtu ishin jashtë shërbimi.
Çfarë e shkaktoi problemin?
Sistemet e Facebook ndaluan së funksionuari në internet. Ishte njëlloj sikur dikush të heqë hequr kabllot nga qendrat e tyre të të dhënave përnjëherë dhe shkëputur nga interneti shpjegonte firma e infrastrukturës së uebit Cloudflare.
Shpjegimi që Facebook dha ishte teknik ku tregonte sesi ndryshime në konfigurimin e routerëve backbone që koordinojnë trafikun mes qendrave të të dhënave shkaktoi ndërprerjen e këtij komunikimi.
Interneti është një rrjet rrjetesh dhe që lidhen së bashku përmes BGP. Ky term, Border Gateway Protocol, shërben si një mekanizëm për të shkëmbyer informacionin mes rrjeteve autonome në internet njohur si AS.
Kompania si Facebook kanë rrjetet e tyre. Kur vizitoni Facebook, sistemi në sfond bën të mundur që kompjuterin të lidhen në rrjet duke përdorur BGP, që mund ta përfytyroni si një shërbim postar interneti.
Përmes BGP, rrjetet reklamojnë prezencën e tyre në rrjetet e tjera dhe kështu formohet interneti. Në rastin e Facebook, platforma nuk reklamonte prezencën dhe ISP-të dhe rrjetet e tjera nuk e gjenin dot Facebook.
Rrjetet individuale kanë secila një numër sistemi autonom ASN. Është një rrjet individual i brendshëm me një drejtim të unifikuar. Një ASN jep prefikset (një grup adresash IP, si dhe prefikset tranzi (për të arritur grupe të specifikuara adresash.
Çdo ASN duhet të japë drejtimet e prefikseve në internet përmes BGP, përndryshe askush nuk do të jetë në gjendje të lidhet sepse nuk di drejtimin për të gjetur rrjetin e Facebook.
Në rastin e Facebook kur rrjeti social ra, interneti i gjerë nuk gjente dot rrugën për tek prefikset DNS të kompanisë.
Çfarë efekti pati ndërprerja?
Një dështim i një lojtari kaq të rëndësishëm në internet ka një efekt dhe goditje të rëndë për individë dhe biznese në mbarë botën. DownDetector tha se kishte marrë raportime për 10.6 milionë probleme në mbarë botën, numri më i lartë regjistruar ndonjëherë.
Për biznese në mbarë botën ishte një problem serioz sepse nuk komunikonin me konsumatorët. Stafet që punojnë nga shtëpia ose në distancë për shkak të pandemisë janë prekur gjithashtu.
Sa ka humbur Facebook nga kjo ndërprerje?
Mbase problemi më i madh që i ka shkaktuar Facebook është rënia e të ardhurave dhe vlerës së aksioneve. Ndërprerja për kompaninë do të thotë se reklama nuk ofroheshin më për 6 orë me radhë.
Sipas disa raportimeve prej saj Zuckerberg mund të ketë humbur 6 miliardë dollarë nga pasuria personale për shkak të zhvlerësimit të aksioneve ndërsa 60 milionë dollarë të ardhura për Facebook.
Mbi të gjitha është goditje e rëndë ndaj reputacionit të kompanisë. /PCWorld Albanian