Çfarë po ndodh në spitalin Kamal Adwan?

Forcat izraelite kanë rrethuar spitalin që nga e shtuna.

Ja çfarë duhet të kuptoni në lidhje me situatën aktuale në institucionin mjekësor, i cili shërben si një rrugë vendimtare shpëtimi për palestinezët në veriun e bllokuar:

Forcat izraelite i vunë flakën ndërtesës së spitalit, duke nxjerrë me forcë pacientët dhe stafin.

Burimet mjekësore i thanë Al Jazeeras se disa anëtarë të stafit mjekësor janë vrarë nga zjarri.

Forcat izraelite po kërkojnë që banorët e bllokuar në shtëpitë përreth spitalit Kamal Adwan të evakuohen, përndryshe ndërtesat do të shkatërrohen.

Përafërsisht 30 individë të zhvendosur kanë mbërritur në Spitalin Indonezian nga spitali Kamal Adwan me komplikime të rënda shëndetësore.

Zëvendës koordinatori mjekësor i Mjekëve pa Kufij në Gaza tha për Al Jazeeras se ka një “shënjestrim sistematik” të spitaleve nga forcat izraelite në Rripin e Gazës dhe ka një ndërprerje të plotë të komunikimit me spitalet në veri të Gazës.

Trupat izraelite i detyruan të burgosurit në spital që të zhveshin rrobat dhe i çuan në një vend të panjohur.

Zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan tha për Al Jazeera se shënjestrimi i spitalit Kamal Adwan është një ekzekutim i të ashtuquajturit “plani i gjeneralit” që synon të parandalojë çdo rezistencë civile.

OKB thotë se ka humbur çdo kontakt me stafin e spitalit