Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Çfarë po ndodh me të ikurit nga Ukraina dhe cilat janë vendet...

Çfarë po ndodh me të ikurit nga Ukraina dhe cilat janë vendet ku kanë shkuar?

Më shumë se 13 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga rus i pushtimi i Ukrainës në 24 shkurt të këtij viti.

Sipas Kombeve te Bashkuara pothuajse pesë milionë janë larguar për në vendet fqinje, ndërsa tetë milionë njerëz mendohet se janë zhvendosur brenda vetë Ukrainës.

Në shifrat e përditësuara, OKB-ja thotë se deri më 9 qershor më shumë se 4.9 milionë refugjatë nga Ukraina janë regjistruar në të gjithë Evropën.

Më shumë se 3.2 milionë kanë aplikuar për qëndrim të përkohshëm. Megjithatë, qindra mijëra janë kthyer në vendin e tyre – veçanërisht në qytete si Kievi. Forcat kufitare të Ukrainës thanë se njerëzit po kalonin përsëri në vend me një normë prej rreth 30,000 në ditë.

Disa po kthehen në zona të Ukrainës si kryeqyteti Kiev, të cilët u kërcënuan nga përparimet e ushtrisë ruse në fillim të luftës, por që tani konsiderohen më të sigurta. /panorama

Exit mobile version