Nuk është muaj i shpërdorimit
Harxhimi i panevojshëm i kohës dhe pasurisë, padyshim që asnjëherë nuk ka qenë e pëlqyeshme. Posaçërisht në muajin e Ramazanit. Ushqimet e tepruara që hidhen, koha që humbet nëpër biseda, janë tregues të shpërdorimit të kohës së Ramazanit. Çfarë shenje është rritja e shpenzimeve të kuzhinës, kur ushqimi është vetëm për dy veta? Për shkak të shkurtimit të gjumit për një orë gjatë natës, gjatë tërë ditës ti japësh vetes mundësi të flesh me orë të gjata, kjo është në kontradiktë me Ramazanin.
Përderisa ka shpërdorim të kohës dhe pasurisë, Ramazani i ngjanë kovës me vrima që rrjedh. Është muaj i asketizmit dhe bereqetit. Është koha e shkurtimit të listës së ushqimeve, nevojave sekondare dhe përgaditjes për kohën e ahiretit. Duhet ta shtojmë bereqetin në kohë dhe pasuri. Duhet të krijojme kohë që ti realizojmë gjërat të cilat nuk kemi arritur ti realizojmë gjatë njëmbëdhjetë muajve të kaluara. Gratë nuk duhet që këto kohë të begata ti kalojnë vetëm në kuzhinë dhe duke pastruar enët. Besimtari nuk duhet ta harxhojë kohën duke ngrënë bukë. Pasuria, koha, adhurimet, vetëdija dhe vëllazëria jonë duhet të kenë bereqet. Duhet të dalim nga ky Ramazan duke i ndryshuar vlerat dhe identitetin tonë në krahasim me ato në fillim të Ramazanit.
Nureddin Jëlldëz