Koma është një gjendje e të fikëtit e shkaktuar nga ndonjë lëndim ose sëmundje, kur një person është joreagues dhe nuk mund të zgjohet.
Koma mund të shkaktohet nga lëndime të rënda të kokës ose nga ndonjë goditje në tru. Ajo zakonisht zgjat më pak se dy muaj deri në katër javë.
Kur dikush bie në koma, aktiviteti i trurit të tyre është minimal. Ata janë të gjallë, por nuk mund të lëvizin ose të zgjohen. Potenciali i rikuperimit të tyre varet nga shkaktari i komës.
Një person në koma është jo reagues ndaj ambientit, si ndaj zërave ose dhimbjeve. Megjithatë, është e mundshme që ata kanë një nivel të vetëdijes për ambientin e tyre rrethues. Çdo përvojë e komës është unike.
Kohë pas kohe, personi në koma mund t’i hapë sytë, të bëjë grimasa ose të nxjerrë zhurmë. Megjithatë, ata mund të mos jenë të vetëdijshëm për këto lëvizje ose të mos kenë kontroll në to.
Të jesh në koma do të thotë se personi ka një nivel të ulët të vetëdijes. Niveli i vetëdijes së pacientit varet nga ajo se sa prej trurit të tij është duke funksionuar, dhe kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës.
Për shembull, një person mund të fillojë në një komë shumë të thellë, duke qenë joreagues ndaj dhimbjes, dhe gradualisht mund të rikuperohet në një koma më të lehtë, kur reagon ndaj dhimbjes.
Me kalimin e kohës personi mund të vazhdojë të përmirësohet dhe të arrijë gjendjen kur është plotësisht i vetëdijshëm për ambientin rrethues dhe mund të fillojë të komunikojë.
Aftësia për të bërë një reagim dukshëm të vetëdijshëm ndaj instruksioneve të jashtme tregon se ai person nuk është më në koma./Mesazhi/