Më datën 21 prill të vitit 2015 një grup i panjohur për atë kohë kishte sulmuar kollën kufitare në Gushincë dhe kishte marrë sasi të mëdha të armatimit. Kështu ishte të paktën informata e plasuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndërkaq nëpër koloaret politike dhe mediatike filloi të flitet për ekzistimin e një grupi të armatosur dhe për skenarë të luftës të ngjashme me atë të vitit 2001. Publikisht shumëkush mohoi të ndodhte një gjë e tillë dhe asush nuk besonte në atë që do të ndodhte rreth 20 ditë më vonë.
Mëngjesin e hershëm të 9 majit nga Lagja e Trimave në Kumanovë filluan të dëgjohen të shtëna armësh të cilat në çdo moment sa vinin e shtoheshin. Shumë shpejt nga kjo lagje filluan të dëgjohen edhe denonime dhe të shihet një tym i zi që mbulonte lagjen.
Civilët e parë filluan të braktisin lagjen në orët e paraditës në mënyrë të vetë-organizuar dhe ata ishin dëshmitarët e parë të një përleshje mes një grupi të armatosur shqiptar dhe policisë së Maqedonisë që do të zgjaste për 48 orë. Detaje nuk jepte askush, por në Kumanovë ndjehej era e barotit dhe tanimë ishte kthyer ndjesia e vitit 2001.
Në orët e pasditës policia filloi në mënyrë të organizuar dhe me autoblinda të transportojë civilët të cilët ishin bllokuar në shtëpitë ku zhvilloheshin luftimet. Ata tanimë dëshmonin për shtëpi të djegura të dëmtuara nga plumbat dhe shpërthimet dhe për një situatë të rëndë
[fbvideo link=”” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]