Ballina Artikuj Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse vetëm për 9 ditë hiqni dorë...

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse vetëm për 9 ditë hiqni dorë nga sheqeri…

Heqja dorë nga sheqeri për vetëm 9 ditë mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin e njerëzve, thotë një studim i ri.

Studimi, i botuar nga gazeta Obesity, zëvendësoi marrjen e sheqerit me 43 fëmijë obezë dhe pohon se ka vërtetuar se sheqeri është i rrezikshëm jo vetëm për shkak të kalorive të tij, por edhe për shkak të ngurtësimeve që krijon në metabolizmin e njeriut.

Autori i studimit Robert Lustig, endokrinolog në spitalin UCSF Benioff Children në San Francisko, tha se hulumtimi i tij zbuloi se kolesteroli i fëmijëve u përmirësua dhe nivelet e tyre të insulinës ranë.

“Gjithçka u bë më mirë”, pohoi Dr Lustig. “Këto gjetje mbështesin idenë se është thelbësore që prindërit të vlerësojnë konsumimin e sheqerit dhe të jenë të vetëdijshëm për efektet shëndetësore të asaj që fëmijët e tyre po konsumojnë.”

Gjetjet e tij rrëzojnë mendimi mbizotërues të deritanishëm, i mbështetur nga korporatat shumëkombëshe, që pretendojnë se obeziteti – dhe sëmundjet e lidhura me të – nuk janë rezultat i sheqerit, por i konsumit të lartë të kalorive.

Dr. Lustig thotë se studimi i tij u krye me kujdes që të shmangte këtë: studiuesit siguroheshin që fëmijët pjesëmarrës në studim të ruanin peshën e njëjtë dhe u inkurajuan të hanin më shumë nëse kërkuesit e vërenin rënien e peshës së tyre.

Ai shtoi se keto rezultate dhe zbulime të reja duhet të shpërndahen dhe të informojnë sa më shumë njerëz të jetë e mundur, shokë, miq, të afër, njerëz që ua duam të mirën apo edhe të panjour qofshin, ata kanë të gjithë të drejtë të jetojnë një jetë të mirë e të shëndetshme kur dikush i njofton për rreziqet e saj.

“Kaloritë e sheqerit janë më të këqijat, sepse kthehen në yndyrë në mëlçi, duke ngritur rezistencën e insulinës dhe rrisin rrezikun për diabet, dhe sëmundje të zemrë e mëlçisë.”

“Kjo ka implikime të mëdha për industrinë ushqimore, sëmundjet kronike dhe kostot e kujdesit shëndetësor”, tha ai për The Daily Telegraph.

“Pas vetëm nëntë ditëve të kufizimit të fruktozës, rezultatet janë dramatike dhe të qëndrueshme nga subjekti në subjekt”.

Studimi i tij u pasoi me një raport në parlament që bënte thirrje për një taksë mbi sheqerin, me qëllim që koorporatat e mëdha të industrisë ushqimore ta kufizonin dozën e përdorimit të tij. (Mos humbisni: Thonë se mjalti dhe kanella të bëjnë mirë, por ja çfarë kanë lënë pa ju thënë…)

Të shumtë ishin ata që në media dhe rrjetet sociale e përshëndetën zbulim e Dr. Lusting, e që nuk ngurruan të linin komentet e tyre:

Gerrittloyd: “Përdorni mjaltin në pije të ngrohta (sepse kështu mbështesni faunën tonë të insekteve në të njëjtën kohë). Kanella është e njohur për të ndihmesën e saj shërimin e dëmtimive të shkaktuara nga tepria e sheqerit në gjak.”

Salemk: “Kanella është e mrekullueshme! Unë e kam provuar dhe jep rezultate super fantastike!”

Ontologix: “Sheqeri vret. Vetëm njerëzit e painformuar hanë sheqer që gjendet në ushqimet e përpunuara që e përmbajnë atë si hapës oreksi.”/Mesazhi/

Exit mobile version