Çfarë ndodh nëse vendosni limon në thembra ?!

Edhe pse jemi në atë fazë të vitit ku limoni nuk është fruti i stinës, sërish nuk mund të rrimë pa e blerë. Ky frut çudibërës mund të quhet pa frikë si mbreti i agrumeve dhe gjen përdorime të jashtëzakonshme në kuzhinë dhe jo vetëm.

Limoni jep një shije të freskët sallatës, qëndron shumë mirë si shoqërues i peshkut dhe mishit, si dhe u jep një shije të veçantë ëmbëlsirave. Përmbajtja e lartë në vitaminë C dhe antioksidantë e shëndërrojnë limonin në një ingredient të rëndësishëm që nuk duhet të mungojë në ritualin e bukurisë, sidomos në maskat që eleminojnë pikat e zeza dhe njollat kafe nga lëkura.

Por jo më pak i rëndësishëm dhe efektiv mbetet përdorimi i tij edhe në trajtimin e celulitit.
Por e keni çuar në mend se limoni mund të bëjë mrekulli edhe për këmbët tuaj?

Shumë njerëz e hedhin në përgjithësi lëkurën e limonit, por pasi të lexoni recetën e mëposhtme do të mendoheni dy herë para se të bëni diçka të tillë.

Lëkura e limonit përmban 10 herë në shumë vitaminë C se vetë përmbajtja e frutit. Grini lëkurën e një limoni në rende, bashkojeni me një lugë çaji vazelinë dhe me ndihmën e një spatule ose me gishta shpërndajeni në gjithë sipërfaqen e këmbës, duke masazhuar më së shumti pjesën e thembrave dhe mbathni një palë çorape pambuku.

Të nesërmen në mëngjes do të ndiheni më të çliruar dhe thembrat e plasaritura do të jenë hidratuar./Mesazhi/