Është stina e rrushit. E gjejmë në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe të kuqe. Të tre këta lloje janë super të shijshëm.
Në Shqipëri, rrushtë konsiderohen si një prej frutave më popullorë dhe më të shijshëm por edhe me vlera, sepse ato janë një burim i vitaminës A, C, B6, folatit, por edhe kaliumit, kalciumit, hekurit, fosforit, magnezit dhe seleniumit. Studime të shumta kanë zbuluar një lidhje mes verës së kuqe dhe parandalimit të sëmundjeve të zemrës.
E njëjta gjë mund të thuhet për lëngun e rrushit. Madje, ky i fundit është i përshtatshëm për fëmijët dhe njerëzit që nuk pijnë alkol.
Ata që tregojnë kujdes për kaloritë, duhet të ndihen të lehtësuar sepse mund t’i marrin të gjitha përfitimet e lëngut të rrushit pa marrë shumë kalori. Lëngu i rrushit përmban shumë antioksidantë të cilët luftojnë inflamacionin, përmirësojnë sistemin imunitar, falë vitaminës C dhe kanë sheqerna të thjeshta që japin energji të menjëhershme.
Vlerat shëndetsore të lëngut të rrushit përfshijnë aftësinë për trajtimin e konstipacionit, problemeve me tretjen, lodhjes, çrregullimeve të veshkave dhe problemeve me sytë. Përfitimet e lëngut të rrushit Lëngu i rrushit është një burim i mirë i vitaminës B-6, C, thiaminës, apo edhe mineraleve si mangani dhe kaliumi.
Përfitimi kryesor vjen nga flavonoidët, antioksidantë që luftojnë radikalet e lira në organizëm, të cilët shkaktojnë shumë dëme në qeliza. Lëngu i rrushit ka përmbajtjen më të madhe dhe gjithëpërfshirëse të polifenolëve dhe antioksidantëve.
Tromboza Lëngu i rrushit, ndihmon në uljen e rrezikut të formimit të trombozës që mund të shkaktojë atak në zemër.
Ekspertët sugjerojnë se lëngu i rrushit jo vetëm që pakëson gjasat e mpiksjes së gjakut në arterie, por edhe forcon oksidin nitrik që i mban arteriet të shëndetshme e të forta.
Shëndeti i zemrës Lëngu i rrushit përmban flavonoidë që parandalojnë oksidimin e kolesterolit të keq në trup, që shkakton një barrë të rëndë në arterie dhe shkakton arterosklerozë.
Si ta përgatisni në shtëpi Përbërësit: 2 gota me kokrra rrushi, të zinj, të kuq ose të bardhë, por të ëmbël.
Gjysëm limoni 1 deri në 1 gotë e gjysmë me ujë 6-8 kuba akulli Udhëzimet: -Lajini ose shpëlajini rrushtë në ujë të rrjedhshëm për të larguar papastërtitë dhe pesticidet.
Hiqni kërcenjtë e vegjël. -Hidhini kokrrat në enën e mikserit. -Shtoni një gotë me ujë dhe përzijini së bashku.
Me një lugë druri, shtypini mbetjet e rrushit për të përfituar më shumë lëng. -Merrni një napë të pastër, dhe kullojeni lëngun e formuar mbi një enë të re.
Shtrydhni sipër lëngun e limonit dhe shtoni kubat e akullit. Përzijeni lëngun me një lugë. Nëse është shumë i ëmbël shtoni edhe gjysëm gote me ujë. Servireni të ftohtë./Mesazhi/