Një xhami e lashtë që dikur qëndronte me krenari në qendër të Aleppos është shndërruar në rrënoja, ndërsa armëpushimi ka filluar në mënyrë efektive duke i dhënë fund betejës brutale katër vjeçare për qytetin.
Imazhet dramatike të objektit të kultit që dikur njihej si xhamia Umayyad e Aleppos, i njohur gjithashtu si “Xhamia e Madhe” kanë zbuluar se si ajo tani është kthyer tërësisht në rrënoja.
Disa nga muret rrethuese të ndërtesës e cila ka qenë në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO janë shkatërruar, shkruan tch.
Por Xhamia e Madhe nuk është objekti i vetëm i kthyer në rrënoja, thuajse i gjithë qyteti historik në Siri ka të njëjtin fund.