Çfarë kanë të përbashkët Izraeli dhe blloku Saudit?

Izraeli po përpiqet ta shfrytëzojë përçarjen midis bllokut arab dhe Katarit për të avancuar interesat e saj strategjike në rajon, si për të intensifikuar sulmet kundër lëvizjes palestineze Hamas. Këto janë mendimet e disa prej analistëve dhe kritikëve më të fortë të Izraelit. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti shkëputën lidhjet me Katarin më shumë se një javë më parë, duke e akuzuar atë për gjoja se “mbështetjen e terrorizmit”. Sipas këtyre analistëve, edhe vizita e Presidentit amerikan Donald Trump muajin e kaluar e ka nxitur fushatën kundër Dohas.

Por bllokadës së shteteve arabe iu bashkua edhe Izraeli. Ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman u zotua të mbyllë zyrën e Al Jazeera në Jeruzalem, veprim ky që do të përbënte ndalimin e medias së lirë në territoret e pushtuara palestineze. Kryeministri Benjamin Netanjahu u konsultua me shërbimet e sigurisë izraelite rreth asaj se si të justifikojë vendimin.

Sipas Lieberman, interesat izraelite “mbivendosen” me ato të shteteve arabe mbi çështjen e Al Jazeeras. Mediumin gjigand botëror, i cili shërben si dritare informimi për agjenci të mëdha lajmesh, u quajt nga izraeli si “makinë e propagandës”, duke tërhequr paralele mes Jazeeras dhe mediave të Gjermanisë naziste.

Por Lieberman dhe Netanyahu gjithashtu kanë kapur momentin për të bërë krijuar interesa të tjera të eksplicite midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Izraeli është bashkuar me Rijadin në akuzimin e Katarit për mbështetjen e “terrorizmit.

Por me sa duket, terrorizëm për vendet arabe paska qenë fakti se Katari ka derdhur qindra miliona dollarë në projektet e infrastrukturës në Gaza, vendi më i shkatërruar në botë, dhe vendi me kushtet më të këqija për jetesë në rruzullin tokësor.

Deri tani, ndihma ishte kanalizuar në Gaza me pëlqimin e heshtur të Izraelit.

Prej kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, qeveria izraelite ishte shfaqur më e gatshme se kurrë për të goditur enklavën e izoluar, pasi Izraeli e ndjen se Hamasi tani është shumë i dobët dhe i izoluar për të rezistuar.

Katari, për dallim nga SHBA, BE dhe vendet arabe ka mbajtur gjithashtu marrëdhënie diplomatike me Iranin, me të cilin ka në bashkëmenaxhim një fushë të madhe gazesh natyrore. /MESAZHI/