Çfarë i duhet (data dhe kalendari) një shoqërie e cila nuk ka asgjë për të shënuar.!

Hoxhë Vladimir Kera

Kalendari Hixhrij erdhi si pasojë e gjurmëve të reja që po vulosnin rrjedhën e historisë. Ishin këto rrethana që e bënë të nevojshëm të shënohet në historinë njerzore arritjet e reja, ishin datat e rëndësishme, ngjarje e rëndësishme, fitoret e mëdhaja dhe histori të reja.
Ishte Khalifi i drejt Omer Ibn Hatabi që e kuptoi se gjithë këto ngjarje të mëdha duhen shënuar dhe duhen llogaritur. ishte ai i cili tha; “Nga ketu fillon historia e civilizimit Islam.”
Ky kalendarë i ri duhej të fillonte nga pika zero, dhe pika zero ishte simbolika e hixhretit të Profetit a.s, sepse kjo ishte pika e kthesës, me ngjarjen e hixhretit historia do të shënonte ndryshe. Kalendari i Hixhrit tashmë do të shënonte fillimin e qytetërimit Islam.
Pse sot ky kalendarë është thjesht një “trashëgimi”, një numër që thjesht ndryshon, ndersa ndjekësit e tij as që e dinë se kur ndryshon. Ajo që më rezulton është se ndjekësit e tij nuk kanë gjë për të shënuar, sepse ne nuk jemi faktorë të ngjarjeve, jemi vetëm aktorët e sajë. Ndoshta sepse nuk kemi arritje për të shpalosur, thjesht jemi konsumatorët. Nuk kemi as histori për të shënuar, sepse historinë e shkruajnë të tjerët, ne jemi vetëm lexuesit e sajë.
—–
Kalendari shënon gjurmët e asaj shoqërie e cila ka diçka për të bërë.

Hoxhë Vladimir Kera