Me Windows 11 nuk do të ketë më sistem operativ 32-bit edhe pse softuerët e kësaj arkitekturë do të vijojnë të funksionojnë.
Tani që Microsoft prezantoi Windows 11-ën, mund të jeni duke pyetur se çfarë hardueri ju nevojitet për instalim.
Kërkesat e harduerit janë më të larta sesa ato të Windows 10-ës. Konkretisht nevojitet një procesor 64-bit, 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.
Me Windows 11 nuk do të ketë më sistem operativ 32-bit edhe pse softuerët e kësaj arkitekturë do të vijojnë të funksionojnë.
Mënyra më e thjeshtë për të kuptuar nëse sistemi juaj përballon Windows 11 është duke shkarkuar aplikacionin Microsoft PC Health që tregon automatikisht specifikat dhe konfigurimin e sistemit operativ.
Kërkesa e harduerit vijojnë si mëposhtë:
- Procesor: 1 Ghz me 2 ose më shumë bërthama 64-bit
- RAM: 4GB
- Memorie: 64GB
- System Firmware: UEFI, Secure Boot
- TPM: Versioni 2
- Kartë grafike: e përshtatshme me DirectX 12
- Ekran: 720p ose më shumë
Në 2015-ën kur Microsoft publikoi Windows 10-ën i mbajti të fshehura këto specifika që më pas i rriti ndërsa sot është çdo gjë e qartë. Braktisja e sistemit 32-bit vjen për shkak të rritjes së funksionaliteteve të pabërballueshme nga kjo arkitekturë. /PCWorld Albanian