Kjo është një pyetje interesante, dhe që ka shumë përgjigje, varësisht kë pyesni. Veshja islame është rroba e veshur nga njerëzit e besimit islam, muslimanët por që nuk bie në kundërshtim me parimet islame.
Por a janë të gjitha rrobat veshur nga myslimanët, veshje islame?
Jo domosdoshmërisht.
Islami është feja e dytë më e përhapur në botë që përbën rreth 23% të popullsisë së botës ose rreth 1.6 miliard banor. Edhe pse muslimanët janë përhapur kryesisht në Azi, pasuesit e Islamit janë gjetur në pothuajse çdo vend të botës. Islami ka origjinën në Arabin Saudite në qytetin e Mekës, aty ku Meleku Xhibril i solli shpalljen hyjnore profetit Muhamed (a.s). Aty filloi përhapja e besimit islam dhe sipas statistikave të vitit 2002, 80% e besimtarëve musliman jetonin jashtë botës arabe.
Kur ju pyesni njerëz të një besimi tjetër: “Çfarë është veshja islame” Ju merrni një përshkrim që në përgjithësi përputh veshje tradicionale / etnike arabe.
Realiteti është se edhe pse veshja islame ka një grup të përbashkët rregullash dhe udhëzimesh që e drejtojnë atë, veshja islame dallon edhe nga personi në person. Veshja në këtë rast ndikohet nga faktor ekonomik, klimatik, pozitë gjeografike, edukim tradita etj. Duke pasur parasysh se mbi 80% e muslimanëve nuk jetojnë në botën arabe, veshja e rrobave tradicionale/etnike arabe nuk është stil i kërkuar për pjesën tjetër të besimtarëve.
Në përgjithësi, veshja islame nuk duhet përfshirë rroba të ngushta ose të tejdukshme. Në vazhdim po sjellim disa nga veshjet që përkojnë me stinën e verës. /Meazhi.com/