Ballina Jeta Shëndetësi Çfarë është sëmundja e Alzheimerit…

Çfarë është sëmundja e Alzheimerit…

Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i shpeshtë i demencës dhe problemeve mendore. Simptomat e Alzheimerit, përfshirë ato fillestare, janë problemet me memorien, me të vlerësuarit dhe të menduarit, që e bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite.

Me përkeqësimin e kësaj sëmundje, humbet kujtesa dhe shenjat tjera të sëmundjes bëhen më të theksuara.

Te shumë njerëz këto simptoma përmirësohem me ndihmën e barnave, por nuk ka shërim të plotë për këtë lloj demence./mjeku.net/

NJOHURI BAZIKE

Sëmundja e Alzheimerit është një gjendje në të cilët qelizat nervore të trurit vdesin, duke e bërë më të vështirë për sinjalet e trurit të transmetohen në mënyrë të rregullt.

Simptomat e Alzheimerit mund të jetë vështirë të dallohen në fillim të sëmundjes. Një person me sëmundjen e Alzheimerit ka probleme me kujtesën, vlerësimin dhe të menduarit, që e bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite. Vdekja e qelizave nervore ndodh gradualisht gjatë një periudhe prej disa vitesh.

Cili është parashikimi i sëmundjes Alzheimer?

Zhvillimi i sëmundjes së Alzheimerit ndryshon gjerësisht nga njëri person te tjetri. Kohëzgjatja e sëmundjes mund të jetë e shkurtër (2 deri në tre vjet), ose e gjatë (deri në 20 vjet).

Zakonisht pjesët e trurit të cilat kontrollojnë kujdesën (memorien) dhe të menduarit preken të parat, por me kalimin e kohës vdesin edhe qelizat nervore të zonave të tjera të trurit.

Personat me sëmundje Alzheimer do të kenë nevojë për një kujdes të plotë. Nëse personi ka sëmundje të tjera serioze, humbja e funksionit të trurit mund të shkaktojë vdekje./Mesazhi/

Exit mobile version